LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, të paktën 20 persona dërgohen në spital

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, të paktën 20 persona dërgohen në spital

Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga tubat e ajrimit janë djegur kabujt elektrik, gjë që ka shkaktuar zjarrin.

Nga ngjarja, të 20 persona mësohet se janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi.


Nga pamjet që vijnë nga vendngjarja, shihen momentet kur disa nga qytetarët e bllokuar ndihmohen që të dalin nga dritarja.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës
Lexo po ashtu Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës

Ministri Taulant Balla ka kërkuar një helikopter që të ndërhyjë nga lart për shuarjen e zjarrit.

Balla shkruan se është krijuar një situatë tepër e vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

Sa i përket personave që janë dërguar në spital janë tashmë ndodhen në gjendje të stabilizuar në urgjencë./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori