LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një fshat të Strugës, për shuarje është dërguar edhe një helikopter i MPB-së

Zjarr në një fshat të Strugës, për shuarje është dërguar edhe një helikopter i MPB-së
Foto: Ilustrim

Në hyrjen e fshatit Dollogozhdë të Komunës së Strugës ka shpërthyer zjarr në deponinë e mbeturinave dhe është përhapur edhe në një pyll me pisha, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç njoftojnë prej atje, për momentin janë duke intervenuar me dy vetura zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës si dhe gjashtë punëtorë nga NP “Pyjet Kombëtare”.

“Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në një vend të paarritshëm për shuarjen e zjarrit nga toka, është kërkuar mbështetja e aviacionit dhe në momentin e informimit, mbështetja aviacioni nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Brendshme është në rrugë e sipër për të shuar zjarrin e rrezikshëm”, njoftoi QMK.