Zjarr i madh në Skenderaj - shkaktohen dëme të mëdha materiale

Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku një zjarr i madh ka përfshirë disa objekte dhe mjete.
Sipas raportimeve të ankuesit, nga zjarri janë përfshirë stalla, shtëpia, një garazhë, një veturë, një traktor, disa pajisje pune si dhe disa lopë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































