Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mori me një goditje të dhimbshme në fytyrë në barazimin e skaudrës së tij me Celta Vigo mbrëmë (2-2).

Francezi ishte afruar afër vijës së fushës për të dhënë disa urdhra kur rezultati ishte 1-1, kur ndodhi edhe incidenti fatkeq.


Mbrojtësi i Celta Vigo, Joseph Aidoo ishte duke luftuar për topin me Toni Kross në minutën e 61-të.

Por ai rrëshqiti dhe u rrëzua afër zonën ku qëndronte Zidane. Këmbët e Aidoo u ngjitën ndërsa e goditën legjendën e Francës.

Screenshot 3 4

Fotografitë tregojnë momentin e saktë të përplasjes – ku shihet në fytyrë edhe lëndimi i Zidanes.

Zidane, 47 vjeç, u kthye shpejt në këmbët e tij dhe me mirësjellje i dha një dorë për ta ndihmuar ylli ganez, Aidoo.

Screenshot 4 2

Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, që mund t’i kushtojë jo pak Real Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app