Zidane: Punojmë dhe besojmë deri në fund
Tekniku francez tha se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i punës së palodhshme dhe se kështu do të vazhdojnë deri në fund.
"Nuk është e lehtë për të shënuar pesë apo gjashtë gola, por me punë mund të bëhet çdo gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, e kemi filluar mirë dhe kjo ka rëndësi dhe kjo nuk ishte e lehtë”.
“James? Ai luajti një ndeshje të mirë, është duke punuar mirë dhe jam shumë i kënaqur me punën e tij”.
”Është e vështirë të fitosh tituj, por puna jonë është të punojmë dhe besojmë. Kundër Betisit kemi humbëm dy pikë, kështu që vetëm fitorja kishte rëndësi sot”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































