Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte i kënaqur për belgun Eden Hazard pas fitores ndaj Huesca.

Belgu shënoi golin e parë të ndeshjes për Real Madrid me një goditje spektakolare në minutën e 40-të, ndërsa Los Blancos triumfuan me rezultat 4-1.


Pas fitores, Zidane është ndarë i kënaqur me rikthimin dhe golin e belgut Hazard.

“Jam i kënaqur me performancën e tij. Ai luajti 20 minuta para kësaj ndeshje dhe sot ai filloi dhe menaxhoi pak më shumë kohë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Ne e dimë që Eden është një lojtar i talentuar. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm dhe neve vërtet na duhej në pjesën e parë sepse loja ndryshoi pas golit”.

“Jemi të kënaqur me performancën e tij dhe me mënyrën se si luajtëm sot. Ai është mirë, nuk është lënduar fare”.

“Mund t'ju them se ai është i kënaqur me golin e tij dhe bashkëlojtarët e tij. Janë tre pikë, katër gola dhe ne duhet të jemi të lumtur me këtë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app