LAJMI I FUNDIT:

Zidane flet pas humbjes turpëruese nga Atletico: Unë fillimisht dhe të gjithë tjerët patëm paraqitje të dobët

Zidane flet pas humbjes turpëruese nga Atletico: Unë fillimisht dhe të gjithë tjerët patëm paraqitje të dobët
Zinedine Zidane . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Real Madridi ka pësuar një humbje turpëruese në ndeshje miqësore ndaj rivalit lokal Atletico Madrid.

Ndeshja mes dy ekipeve nga Madridi përfundoi me 10 gola të shënuar ku shtatë nga ta i realizuan futbollistët e Diego Simeonës 7-3.

Pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i Realit, Zinedine Zidane që ka thënë skuadra e tij hyri shumë keq në këtë takim.


Çmenduri në derbin e Madridit, 10 gola të shënuar, sherr në fushë dhe kartonë të kuq – Atletico demolon Realin
Lexo po ashtu Çmenduri në derbin e Madridit, 10 gola të shënuar, sherr në fushë dhe kartonë të kuq – Atletico demolon Realin

“E filluam shumë keq ndeshjen ku pas tetë minutave të para ishim në disavantazh 2-0. Në pjesën e parë nuk arritëm për asnjë moment të futemi në lojë dhe gabuam gjithçka, nuk kishte intensitet që për këto lloj ndeshje ishte i domosdoshëm”, deklaroi Zidane.

“Nuk mund të pësohen shtatë gola dhe për këtë lojtarët janë të zhgënjyer, por është një ndeshje miqësore pasi në kampionat nuk ndodh kështu”.

Tekniku francez foli edhe për paraqitjen e dobët të belgut Eden Hazard, duke arsyetuar atë pasi sipas tij krejt skuadra ishte dobët.

“Jo vetëm Hazard, të gjithë ishin dobët, duke filluar nga unë. Nuk mund të fajësojmë një ose dy lojtarë, pasi të gjithë jemi bashkë. Kam një ekip të mirë dhe besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

La Liga
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë, për transferimin e tij nevojiten mbi 80 milionë euro

Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë, për transferimin e tij nevojiten mbi 80 milionë euro

Premier League
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Manchester United i mbyll derën Pogbas, francezi nuk do të rikthehet në Old Traford

Manchester United i mbyll derën Pogbas, francezi nuk do të rikthehet në Old Traford

Premier League
Kalo në kategori