LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore ndikon drejtpërdrejt tek bizneset

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore ndikon drejtpërdrejt tek bizneset

Me qëllim të informimit të bizneseve me zhvillimet e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë, planet e ardhshme si dhe ndikimin që ato kanë në aktivitetin biznesor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi sot një tryezë diskutimi me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, tha se Ministria e Infrastrukturës është një ministri e rëndësishme për sa i përket operimit të bizneseve, duke shtuar se viteve të fundit janë bërë investime të shumta që përmirësojnë infrastrukturën transportuese në vend.

Ministri Pal Lekaj, njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit të Ministrisë që ai drejton në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës transportuese rrugore, hekurudhore dhe ajrore.


Lekaj tha se është duke u punuar shumë për adresimin e sfidave dhe problemeve që bizneset hasin për sa i përket infrastrukturës, duke përmendur mes të tjerash edhe mirëmbajtjen e rrugëve. Ai foli për përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga autostrada me Shqipërinë, si dhe përfundimin e shpejtë të autostradës në drejtim të Maqedonisë, por edhe autostradat e tjera në të cilat Ministria që ai drejton është duke investuar për momentin, si ajo e Gjilanit dhe Dukagjinit.

Ministri Lekaj po ashtu foli për investimin e ministrisë në zgjerimin e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili do të mundësojë operimin e fluturimeve edhe në kushte më të rënduara atmosferike, ndërsa theksoi se fokusi i Ministrisë do të jetë në shtimin e masave të sigurisë në infrastrukturën rrugore.

Duke falënderuar Odën Amerikane për organizimin e diskutimit, ai u shpreh se dialogu i drejtpërdrejt ndërmjet Ministrisë dhe bizneset mundëson marrjen e rekomandimeve direkte nga ana e tyre, duke ndihmuar kështu Ministrinë në përmirësimin e legjislacionit por edhe implementimin më të mirë të ligjeve ekzistuese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori