LAJMI I FUNDIT:

(Zh)vendosja e Presidentit

(Zh)vendosja e Presidentit

Kryetarja e re e Parlamentit, krejtësisht e sinqertë kur e arsyetoi gjestin e saj simbolik, të zhvendosjes se fotografisë se Presidentit aktual, nga zyra e saj. Kjo, sinqeriteti pra, në politikë prodhon shpeshherë, përpos publicitetit, edhe telashe. Llafe po se po! Natyrisht, te votuesit e saj ky do të jetë një plus madh, sepse simbolika edhe në fushatën parazgjedhore ishte një nga shtyllat e promovimit të saj politik.

Në zyrën e saj të punës e solli fotografinë e personalitetit, Presidentit që e frymëzon. Deri këtu gjithçka duket në rregull, emocionalisht, politikisht, madje edhe formalisht si do të shprehet ajo në pjesën e fundit të deklaratës së saj.

“Por, fotografia e presidentit aktual, në përputhje të plotë me ligjin është akoma përbrenda zyrave të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ajo! Por, lexuesi tashmë e ka kuptuar se pas lidhëzës “por”, gjithçka që është thënë përpara nuk vlen ose nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi?! Në Kosovë, simbolika e përzien edhe detin! Por, cili është mesazhi për publikun?

Kur jemi te Presidenti, për ata të cilët tashmë e kanë harruar, apo nuk e njohin fare historinë e Kosovës, është e nevojshme të kujtohet fakti se numërimi i presidentëve të Republikës nuk ka vetëm kuptim formal, por edhe emocional, historik e shpesh edhe histerik.

Presidenti i parë i Kosovës u zgjodh qysh para se të ekzistonte shteti dhe pushteti i tij. Ekzistonte vetëm pushteti moral. Ai frymëzonte qytetarët aq shumë, si asnjëherë më parë në historinë e popullit shqiptar, dhe i bëri ata të qëndrojnë përballë shtetit të armatosur serb, të bëhen në njëfarë forme një “Mic Sokol” kolektiv duke hapur gjoksin përpara tankeve apo automatikëve të pushtuesit. Qytetarët e paarmatosur, përballë shtetit të armatosur deri në dhëmbë. Presidenti i frymëzonte qytetarët me butësi, urtësi me humanizmin e tij. Ëndrra për shtetin u bë ëndërr kolektive, dhe ashtu u formësua edhe kuptimi i lirisë. Ai e mësoi popullin t’i do dhe respektojë institucionet e veta.

“Liri, pavarësi, demokraci”! “Republikë, Kushtetutë”! Kështu brohorisnin edhe fëmijët, të cilët mbase e kuptonin fjalën liri, por gjithsesi e kishin problem të e kapnin kuptimin e demokracisë, republikës, Kushtetutës apo nocioneve të tjera bazike të një shoqërie moderne perëndimore.

Por, të gjithë e kuptonin fjalën “President”, edhe pse ishte po aq e huaj për ne të cilët asokohe ishim të mësuar me fjalët sulltan, kral, pasha, bajraktar, vojvodë e emra të tjerë udhëheqësish lokal apo qendror.

Kur e thoshte Presidenti, kjo për popullin kishte kuptimin e një ligji moral. Madje, edhe formal. Institucionet paralele një kohë ishin më të fuqishme se institucionet e sotme. Kjo vazhdoi për disa vite, derisa ato u treguan të pafuqishme kur shpërtheu dhuna shtetërore, kur pushtuesi kishte vendosur të zhvendoste popullin nga Kosova.

Por, a nuk dështojnë edhe shtetet përballë dhunës ushtarako-policore të një shteti tjetër? Shteti moral i Kosovës ishte përballur me shtetin mitologjik, mesjetar, me shtetin autoritar të Serbisë, të armatosur rëndë, i cili në historinë e vet tashmë njihte një zhvendosje fizike të shtetit nga territori, gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe rikthimin e të njëjtit si fitues, pas lufte. Shteti serb atëherë kishte ikur, në mënyrë të organizuar, duke e lënë popullin dhe vendin pushtuesit.

Por, qytetarët e Kosovës kishin përjetuar diçka ndryshe: një zhvendosje kolektive nga vendi dhe rikthimin si fitues, në vend, duke përjetuar të shohin largimin e shtetit të huaj. Kjo ishte një fitore edhe e shtetit moral, por edhe fillimi i ndërtimit të institucioneve, ligjeve dhe ndërtimit të demokracisë, duke e shndërruar kështu atë në një shtet faktik. Por, pas disa mandateve qeverisëse, shteti degjeneroi në një (pu)shtet të korruptuar, jo efektiv dhe autoritar, të lidhur ngushtë me emrin e presidentit aktual. Kështu, zhvendosja e fotografisë pak më tutje, nga njëra prej dy figurave kyçe të fushatës për ndryshime, kishte ardhur krejt natyrshëm dhe si akt është më shumë se emocion. Është mesazh se ndryshimet fillojnë me zhvendosje të figurave dhe simboleve.

Pra, ja ku jemi: frymëzimi përballë obligimit! Kryetarja e Parlamentit e gjeti një kompromis: në zyrën e saj erdhi Presidenti frymëzues, ndërsa në qoshe Presidenti aktual. Po si do të frymëzojë kjo qytetarët dhe zyrtarët e tjerë qendrorë apo lokalë, shtetërorë apo socialë?

Në nivele më të ulëta të pushtetit, çdo drejtues institucionesh do të përzgjedhë “frymëzuesit” e vet? Po sikur nëpër shkolla, apo kazerma, stacione të policisë apo spitale, të zhvendoset kjo luftë me simbole, duke injoruar një obligim formal? Çfarë frymëzon udhëheqësja e re e Parlamentit? Apo ndoshta e gjithë kjo frymëzon ndërrime në kreun e shtetit dhe jo vetëm zhvendosje fotografish? Zhvendosja e përgjithshme e fotografive, e frymëzuar nga gjesti simbolik i Vjosës, a do të ishte një votim popullor përkundrejt votimit të paraparë me kushtetutë dhe ligj, për presidentin? A fillon këtu ç’kapja e shtetit?

Thanë: “Beso”! Thanë: “Erdhi dita”! Tash, në daç beso, në daç mos beso! Guri i parë u hodh me formimin e Qeverisë! Guri i dytë duket simbolik, por duket edhe si program politik. Mbetet të shihet nëse ishte veç simbolik!

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori