LAJMI I FUNDIT:

Zhgënjim në BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë

Zhgënjim në BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk janë duke fshehur zhgënjimin për përpjekjet e dështuara për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para përfundimit të presidencës portugeze të BE-së.

Portugalia përfundon kryesimin e saj në fund të muajt qershor dhe pas saj radhën e ka Sllovenia.

Në takimin e fundit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg, presidenca portugeze ka konstatuar se nuk ekziston konsensus i nevojshëm për të miratuar kornizat negociuese për këto dy shtete kandidate, si kusht për të hapur negociatat.


Bullgaria deri në fund nuk ka hequr dorë nga bllokada e një vendimi të tillë.

Ana Paula Zakaria, Sekretare shtetërore për Çështjet Evropiane në Qeverinë e Portugalisë, ka thënë pas takimit në Luksemburg se “nuk ishte e mundur të miratohen kornizat negociuese” dhe ka deklaruar se shpreson që gjatë presidencës sllovene do të jetë e mundshme një gjë e tillë.

S’ka datë për negociatat, vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut bllokon edhe Shqipërinë
Lexo po ashtu S’ka datë për negociatat, vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut bllokon edhe Shqipërinë

Pasi Bullgaria nuk ka hequr dorë nga bllokimi i vendimit për Maqedoninë e Veriut, disa shtete tjera anëtare të BE-së, kanë qenë kundër idesë që negociatat të nisin me Shqipërinë.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të hapur negociatat.

Por vendimet në Këshill miratohen vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

Shumë diplomatë evropianë kanë shprehur zhgënjimin e tyre me një situatë të tillë duke e quajtur si “të dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon” si dhe “gabim strategjik, i cili do ta dobësojë edhe më shumë imazhin e BE-së në rajon”, thonë disa burime të Radios Evropa e Lirë.

Disa diplomatë evropianë kanë kërkuar që, çështjet e hapura bilaterale, të cilat mund t’i ketë ndonjë shtet anëtar i BE-së me ndonjë vend të rajonit të Ballkanit, nuk duhet të përdoren për bllokimin e procesit të zgjerimit dhe nuk duhet të jenë fare pjesë e këtij procesi.

Blloku evropian tani pret që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Bullgari të ketë më shumë gatishmëri në këtë shtet që të pajtohet me miratimin e kornizës negociatore, e cila do të hapte edhe rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori