Legjionarët tanë kanë pasur paraqitje shumë pozitive në klubet e tyre para tubimeve me ekipet kombëtare.

Edon Zhegrova ka shënuar gol ndaj PSG, ku skuadra e tij pësoi me rezultat 3-1.


Ai doli të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore, gjë që e ka vendosur në formacionin e javës.

Ylli i Kosovës kishte 66 prekje gjatë gjithë ndeshjes me PSG-në dhe shtoi një gjuajtje në kuadrat që gjeti rrjetën. Nga 10 tentime për driblime, Zhegrova i kompletoi pesë sosh, ndërsa kompletoi 31 nga 34 pasime. Ai krijoi tri shanse të mëdha për ekipin, ndërsa shtoi edhe katër pasime kyçe.

7c5c2483 9c61 4cb9 a9a9 2f42fb820845

Edhe sulmuesi Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të lartë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Asllani arriti të shënojë dy gola për skuadrën e tij Elversberg në takimin ndaj Darmstadtit, duke konfirmuar kështu formën pozitive para grumbullimit me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.

22-vjeçari ishte lojtari më i mirë në fushë, duke arritur që të shënojë fillimisht në minutën e 22-të për 2-0 dhe më pas në minutën e 59-të për 3-0.

Ai nga SofaScore ishte vlerësuar me notën 9.1, duke zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga 2.

c8cf2abf 7063 4915 bb71 ab64eedae84f

Në anën tjetër, Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe pozitën e titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë dhe duke asistuar një tjetër.

Muja ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij fitoi 3-0 si mysafir. Në minutën e 51-të erdhi edhe asistimi i tij që e qoi rezultatin në 2-0.

Përveç golit dhe asistimit, Muja kishte dhe tre pasime kyçe dhe dy gjuajtje në portë, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 9.2.

67795399 f730 4b27 b729 736d250f4b25

Ai ka zënë vend në formacion e javës në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app