LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur prej 16 marsit, shqiptari gjendet gjallë në një depo të braktisur në Greqi

I zhdukur prej 16 marsit, shqiptari gjendet gjallë në një depo të braktisur në Greqi

Është gjetur i gjallë në Greqi një shqiptar i cili rezultonte i humbur prej 11 ditësh.

38-vjeçari Edmond Neranxi i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij, humbi çdo kontakt me ta, në Gastorui të Korfuzit ku edhe jetojnë.

Ai u gjet pas 11 ditësh, në një depo të braktisur në Shën Mateu, ku sipas mediave greke raportohet se ka problem të rënda shëndetësore.


Mbetet ende e paqartë arsyeja e largimit të tij nga banesa.