Puna e farkëtarit nuk është  lehtë dhe nuk mund ta ushtrojë çdokush. Por, Agron Uka nga Prishtina e zotëron shumë mirë atë. Ai thotë se këtë punë e kishte filluar që nga viti 1997, së bashku me babanë e tij.

“Unë në vitin ’97, kam ardhur këtu e kena punu me babën, por atëherë kena punu bishta më shumë. Me babën kam punu deri vitin e kaluar, deri kur edhe ka vdekur, e këtë profesion e ushtroj prej klasës së tetë të shkollës fillore”, tregon Uka.


Përkundër të tjerave, Agroni thotë që nuk është një biznes, i kërkuar nga njerëzit siç ishte më herët.

“Përpara luftës ka qenë shumë i zhvilluar, sepse bujqësia ka qenë më e zhvilluar e njerëzit kanë sjellë vegla edhe prej fshatrave për t'i rregulluar. Deri në vitin 2007, 2008 kur filloi edhe avancimi i pajisjeve si motorëve me rrymë e mjeteve të tjera", vazhdoi ai.

E në kuadër të kësaj, ai thotë që është profesion shumë i vështirë për tu ushtruar sepse është e tëra punë fizike.

“Është profesion shumë i vështirë dhe problem po ashtu për shkak se i tërë procesi është punë fizike, me çekiç me rreh... ka shumë pluhur e thëngjill, e nuk ka diçka që mundesh me e bë me makina”, përfundoi Uka. /Telegrafi/