LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Krujë

Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Krujë

Një vajzë e mitur në Krujë, është denoncuar nga familjarët e saj në polici e zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme motra e saj, A.L, 24 vjeçe, banuese në Krujë, ka kallëzuar në polici se i është larguar nga banesa motra e saj 13 vjeçare D.P.


E motra në polici gjatë ditës së djeshme se 13 vjeçarja është nisur çdo ditë në shkollë dhe pas mbarimit të mësimit ajo nuk është kthyer në banesë, raporton NOA.al.

Po sipas saj e mitura rezulton prej dy ditësh e zhdukur dhe pavarësisht kërkimeve të familjarëve tek të afërmit apo shoqet e saj, ajo nuk dihet se ku është, duke u shprehur e  shqetësuar për fatin e të motrës.

Pas denoncimit të bërë nga 24 vjeçarja, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.