Një person ka informuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 23.10.2023 rreth orës 17:00, në Gjilan.


Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/