Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

Një grua raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25.01.2025, në Prizren.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Prizren 25.01.2025-NN. Me 05.02.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































