LAJMI I FUNDIT:

Zhduket manjati kinez që kritikoi trajtimin shtetëror ndaj coronavirusit

Zhduket manjati kinez që kritikoi trajtimin shtetëror ndaj coronavirusit

Ren Zhiqijang është manjati kinez dhe kritikuesi i hapur i qeverisë së Xi Jinping, që e ka kritikuar trajtimin që i është bërë coronavirusit nga organet shtetërore.

Miqtë e 69-vjeçarit, i kanë thënë Reuters, se nuk kanë mundur të bien në kontakt me të që nga 12 marsi, transmeton Telegrafi.

Manjati që zhvillon disa biznese, si dhe është anëtar i Parti Komuniste që është në pushtet, e kishte shkruar një ese, ku kritikoi fjalimin e presidentit gjatë muajit të kaluar.

Ai i ka kritikuar përpjekjet e Pekinit për trajtimin e dobët të coronavirusit, që më pas i ndau me disa njerëz të tjerë, ndërsa ato më pas u shpërndanë në rrjetin social.

Hong Kong Morning Post me qendër në Hong Kong, njoftoi se është konfirmuar në mënyrë të pavarur, se artikulli ishte shkruar nga Zhiqijang.

Në ese, ai citoi një “krizë qeverisjeje” brenda Partisë Komuniste të Kinës dhe fajësoi kufizimet në lirinë e fjalës dhe shtypit, për ngadalësimin e përgjigjes për të luftuar coronavirusin, duke përkeqësuar kështu shpërthimin.

Përgjatë esesë së tij, ai nuk e përmendë asnjëherë presidentin Xi, por prezantimit të tij i referohet se “pa një perandor që rrinte aty dhe i ekspozonte rrobat e reja, por më pas ky kloun i zhvesh dhe insistonte të ishte perandor”, shkruan në ese.

Derisa nuk po arrijnë të bien në kontakt me Zhiqijang, miqtë e tij kanë thënë se kohëve të fundit ka qenë pjesë e vetëm disa organizimeve bamirëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori