LAJMI I FUNDIT:

Zhduket “Kopshti i pranverës”

Zhduket “Kopshti i pranverës”

Muzeu “Singer Laren” në lindje të Amsterdamit, njoftoi se vepra “Kopshti i pranverës” e pikturuar nga piktori i njohur holandez, Vincent van Gogh, është vjedhur në të gdhirë të ditës së hënë.

Piktura e famshme ishte marrë hua për një ekspozitë. Sipas drejtorit të muzeut, institucioni që drejton ai është i tronditur dhe i trishtuar nga vjedhja e kësaj pikture.

Vlera e kësaj vepre tejkalon gjashtë milionë euro. Autoritetet vendase thanë se po hetojnë rastin.