Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka kërkuar nga EULEX-i që sa më parë ta lirojë aeroportin e Dumoshit.
Ministri i Infrastrukturës në një intervistë për KosovaPress ka thënë se aeroporti i Dumoshti aktualisht është nën kontroll dhe nën menaxhim të EULEX-it për çështje të tyre.
Zharku tha se për lirimin e këtij aeroporti që gjendet në fshatin Dumosh të Podujevës me anë të një shkrese zyrtare ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni që në bashkëpunim me misionin e EULEX-it ta lirojnë këtë pronë, e cila mund të shërbejë për destinimin e fluturimeve sikur që ka qenë dikur më parë ose për fluturime komerciale.
“Unë si ministër i kam bërë shkresë zyrtare ministrit Hyseni që në bashkëpunim me EULEX-in ta lirojnë atë aeroport në mënyrë që të kemi mundësi ta shfrytëzojmë për çfarë do kuptimi komercial pavarësisht se nuk po paragjykoj destinimin a do të jetë për fluturime komerciale apo do të jetë për fluturime… Besoj që ministri Hysnei me EULEX-in do të merren me atë çështje që në afat sa më të shpejt ta lirojnë atë aeroport”, theksoi ministri Zharku.
Ende nuk dihet zyrtarisht se për çka është duke shërbyer ky aset shtetëror për EULEX-in.
Ndërsa, mbetet ende një sfidë për vendin sektori hekurudhor për rehabilitimin hekurudhave dhe shfrytëzimin e tyre, sepse një pjesë e madhe e tyre ende janë jo funksionale.
Ende është në fazën e procedurave tenderuese projekti për rehabilitimin e hekurudhës Leshak -Han i Elezit, dhe po pritet që deri në qershor të përzgjedhet kompania për ndërtimin e kësaj hekurudhe, mirëpo për këtë ministri Zharku po kërkon transparencë maksimale nga Infrakos për këtë projekt të financuar nga Komisioni Evropian, BERZh dhe Qeveria e Kosovës në vlerë prej 200 milionë eurosh.
“Besoj se në bashkëpunim të ngushtë edhe të Autoritetit Hekurudhore me Infrakos dhe njësinë për implementimin e projektit do të arrijnë që të kemi një transparencë maksimale”, deklaroi ai.
Ministri Zharku thotë se për infrastrukturën rrugore kanë disa projekte madhore të reja për sivjet.
Sipas tij, në gusht do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Kijevë – Pejë dhe po në këtë muaj do të fillojë së ndërtuari autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
“Do të fillojmë sivjet në gusht edhe me autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë… ka filluar procesi i zgjerimit të rrugëve për tri qytetet e Kosovës, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan projekte të cilat do të financohen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ne presim gjatë javës së ardhshme të shpallet tenderi edhe për zgjerimin e rrugës në Ferizaj dhe Gjilan… për rrugën Kijevë Pejë tash në qershor përfundon afati 120 ditësh për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe do të kemi kontratën e nënshkruar diku nga fundi i korrikut eventualisht në gusht për ndërtimin e një autostrade të re prej Kijeve deri në Pejë”, theksoi ministri Zharku.
Ai ka treguar se procesi punimeve për zgjerimin e rrugës Podujevë – Besi është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe pritet të përfundojë në shtator(Faza e parë Podujevë-Gllamnik).
Ndërsa, edhe pse autoritetet e Shqipërisë sivjet do të nisin aplikimin e tarifave rrugore për shfrytëzimin e rrugës së Kombit, Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë të aplikojë tarifa për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”.
“Ende nuk ka kurrë farë vendimi të qeverisë për vendosjen e tarifës për shfrytëzimin e autostradave. I kam përmendu disa nga arsyet, duke filluar prej asaj që duam ta shohim ndikimin e vendosjes së kësaj tarife në rrugën e kombit në pjesën e Shqipërisë. Siç e dini ata sivjet do të fillojnë me aplikimin e asaj tarife. Kështu që do të shohim ndikimin e asaj tarife në qarkullimin e përgjithshëm të udhëtarëve dhe të mallrave nëpër autostradën tonë. Përpos kësaj është një arsye tjetër që ne kemi vetëm 60 kilometra kurse në realitet jemi duke përfunduar autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria nuk ka ndonjë plan të detajuar lidhur me procesin e dhënies me koncesion të autostradës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët