Zgjoheni shpesh natën për të urinuar? Mund të keni këto sëmundje!

Në rastin kur nevoja për të urinuar ju nxjerr gjumin, duhet trajtuar, pasi nuk është shenjë që duhet injoruar, madje edhe ngjyra e urinës suaj do të thotë shumë për shëndetin
Rreth një në tre të rritur mbi moshën 30 vjeç thonë se duhet të ngrihen në mes të natës për të urinuar dhe kjo rritet në dy të tretat e të rriturve mbi moshën 65 vjeçare.
Gjendja quhet ‘nocturia’ dhe ata që vuajnë nga kjo, shpesh do të duhet të përdorin tualetin më shumë se një herë në natë. Nuk është vetëm shqetësimi se duhet të çohesh nga shtrati.
Gjumi i ndërprerë është i lidhur me një rrezik në rritje të diabetit, sistemeve të dobësuara të imunitetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje disa kancereve. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi, depresioni dhe psikoza.
Flet eksperti – Profesori i urologjisë Philip Van Kerrebroeck, po i paralajmëron njerëzit që të shikojnë për shenjat e ‘nokturia’-s … për hir të shëndetit tuaj.
Ai thotë: “Njerëzit mendojnë se ngritja gjatë natës për të shkuar në tualet është vetëm pjesë e rritjes, por nuk duhet të jetë. Gjumi i dobët mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj, kështu që njerëzit që po ngrihen disa herë në natë duhet të shkojnë te mjeku i tyre për të parë se çfarë po e shkakton këtë. Lajm i mirë është se nocturia mund të trajtohet, kështu që ju nuk keni nevojë të vuani në heshtje”. Një gjumë nate i ndërprerë mund të ketë një ndikim të gjerë në shëndetin fizik dhe mendor.
Produktiviteti, marrëdhëniet dhe suksesi i karrierës mund të ndikojnë. Prof Kerrebroeck, redaktor i qendrës kërkimore për nokturia, tha se mungesa e gjumit mund të ndikojë në të gjitha format e funksionimit mendor, duke e bërë shumë më të vështirë të përqendrohesh, të kujtosh gjërat dhe të marrësh aftësi ose fakte të reja.
Shenjat – Jo vetëm që mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje, urinimi gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë e tyre. ‘Nocturia’ mund të shkaktohet nga një mbiprodhim i urinës, që mund të jetë simptomë për kushte më serioze. Urinimi i tepruar, i quajtur poliuria, është kur ju shkarkoni më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke pirë sasi të tepërt të lëngjeve, ose mund të jetë simptomë e diçkaje shumë më serioze: diabeti i tipit 2. Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve të veshkave, dështimit të veshkave dhe prostatës të zgjeruar tek meshkujt.
Sëmundjet – Një person që ka diabet të tipit 2 ka shumë sheqer në gjakun e vet. Veshkat reagojnë ndaj kësaj duke e nxjerrë atë nga gjaku dhe në urinë, gjë që rezulton në nevojën për të urinuar më shpesh.
Në mënyrë të ngjashme, nëse keni probleme me veshkat tuaja, siç janë gurët, atëherë ju do të urinoni më shpesh dhe problemi mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të veshkave. Nëse mendoni se urinoni më shumë se ç’është normale dhe filloni të vuani nga dhimbja e shpinës, humbja e peshës, djersitja natën, dobësia e këmbëve ose ethet, ju duhet të takoheni me mjekun tuaj. Sa më shpejt, aq edhe më mirë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE