Zgjidh manikyrin e duhur: Ngjyra e thonjve mund të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit!

Zbulo cila ngjyrë të duhet ty!
Nëse po kërkoni manikyrin e përsosur të thonjve, mund të jeni duke menduar se cilat ngjyra janë në modë ose cilat shkojnë më mirë me tonin e lëkurës, por a keni menduar të zgjidhni një ngjyrë thonjsh që mund të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit?
Ngjyra është një mjet i fuqishëm komunikimi – që truri mund ta përcjellë me ose pa vetëdije. Nga ana tjetër, ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni, mund të krijojnë ndjenja të vetmisë, lumturisë, ankthit, frymëzimit dhe shumë më tepër.
Në studimin Emotional Reactions to Color (Reagimet emocionale ndaj ngjyrës), studiuesja Kathy Lamancusa shprehet se efekti emocional i ngjyrës tek secili person përcaktohet nga përvojat e tyre të kaluara, kultura dhe më shumë, shkruan Nail That Accent.
Çfarë kuptimesh mund të kenë ngjyra të ndryshme?
E kaltra – Ngjyra kaltër nxit ndjenjat e besimit dhe forcës. Në studimin e përmendur më lart, thuhet edhe se ngjyra blu bën që trupi të lëshojë kimikate qetësuese.
E verdha – E verdha shpesh përshkruhet si ngjyra që sjell ndjenja të ngrohtësisë, gëzimit dhe qartësisë. Të lyerit e thonjve me të verdhë mund t’ju bëjë të ndiheni më me energji dhe të gatshëm për të përballuar ditën.
Vjollcë – Është një ngjyrë që konsiderohet sensuale, misterioze dhe madje ekzotike. Lyerja e thonjve tuaj me një “vjollcë mbretërore” mund t’ju japë vetëbesimin që keni kërkuar, citon Anabel.
E kuqe – Thonjtë e kuq konsiderohen seksi! Kjo ngjyrë tërheq vëmendje dhe ka një histori të përcjelljes së emocioneve të forta (sensuale). Sipas psikologjisë së ngjyrave, lyerja e thonjve me të kuqe mund të ndihmojë në vetëbesimin tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni më të ngazëllyer dhe energjikë.
E zeza – Nuk e keni parë shpesh tek thonjtë të zezën apo jo? Ngjyra e zezë shpesh mund të shkaktojë emocione kërcënuese ose ndjesi hidhërimi. Në shumë vende, e zeza simbolizon edhe vdekjen dhe rilindjen. Në studimin “Color and Psychological Functioning” (Ngjyrat dhe funksionimi psikologjik) nga Andrew J. Elliot, zbulohet se e zeza shpesh shoqërohet me mendime dhe ndjenja agresiviteti.
Portokalli – Edhe portokallia mund të ketë efekt për t’ju bërë të ndiheni më mirë me veten tuaj. Ajo ngjall gjithashtu ndjenja miqësie dhe gëzimi.
Psikologët e ngjyrave kanë zbuluar se ngjyrat komunikojnë me trurin në mënyra që ne nuk mundemi. Mendojeni këtë kur të lini takimin e radhës tek estetistja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Katër fajtorët e padukshëm për rrudhat: Nga dielli tek ëmbëlsirat

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

241.06 karat magjie të pastër: Priyanka Chopra me një smerald madhështor që edhe Kleopatra do ta kishte zili

Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Dhjetë fustanet më të bukura me printe të ndryshme për verën

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë