LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan do t’i kushtojë komunës 2.4 milionë euro

Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan do t’i kushtojë komunës 2.4 milionë euro

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të prezantimit të projekteve me moton “7 javë, 7 projekte”, ka publikuar projektin e radhës të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, e cila kap koston e 2.4 milionë eurove.

“Tashmë e kontraktuar. Punimet do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet atmosferike. Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.

Rrugë katër korsi, trotuar në dy anët e rrugës, shteg për biçikleta, infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore)”, ka shkruar Hyseni.


Ai ka shtuat se bashkë me kryeministrin Kurti me 1 dhjetor 2023, kanë vënë gurthemelin e këtij projekti.

“Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!”, ka theksuar kreu i Gjilanit. /Telegrafi/