LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i aktakuzës, Thaçi e të tjerët do të paraqiten para gjyqtarit në Hagë

Zgjerimi i aktakuzës, Thaçi e të tjerët do të paraqiten para gjyqtarit në Hagë

Sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zgjerimin e aktakuzës nga ZPS.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.


Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe Gjilan.

Ndërkaq, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Taulant Hodaj, avokat i akredituar nga Specialja, të hënën vlerësoi se zgjerimi i aktakuzës do të vonojë edhe më tutje fillimin gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Akuzat e prokurorisë për krime lufte në Gjilan në rastin Thaçi e të tjerët, flitet për rrëmbime e trupa që u gjetën të vdekur më pas
Lexo po ashtu Akuzat e prokurorisë për krime lufte në Gjilan në rastin Thaçi e të tjerët, flitet për rrëmbime e trupa që u gjetën të vdekur më pas

“Nëse i keni parë ato paraqitjet publike të para aty është planifikuar që vitin e kaluar të fillojë gjykimi dhe ato janë shtyrë në vazhdimësi vetëm me atë aktakuzë që ka qenë, tash me zgjerimin e saj padyshim që do të ketë shtyrje të periudhës se kur do të fillojë gjykimi. Nuk besoj se këtë vit do të fillojë gjykimi fare sepse do të marrë shumë kohë, tash i takon e drejta mbrojtjes që të kundërshtojë dhe shumë mocione të tjera që do t’i përdorë, po ashtu edhe prokuroria e ka të drejtën e vet t’i përgjigjet kundërshtimeve të tyre dhe kjo merr kohë siç na ka treguar praktika në këtë rast dy vitet e kaluara”, thotë ai.

Po ashtu avokati Artan Qerkini ka thënë se arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura.

“Arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë mbrojtjes që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura. Arsye të tjera nuk ka, thjeshtë dyshojë që këto prova të cilat i kanë sjellë tani në aktakuzën e zgjeruar Prokuroria nuk i ka pasur edhe në fillim kur është ngritur aktakuza mirëpo kjo është një manovër strategjike e Prokurorisë që ta mbajë mbrojtjen në tension dhe të mos i jap kohë të mjaftueshëm e për përgatitjen e mbrojtjes”, theksoi ai.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori