LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet të dielën, aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Zgjedhjet të dielën, aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Është aprovuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit.


Sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave sipas zonave dhe numrit të infektuarve me COVID-19
Lexo po ashtu Sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave sipas zonave dhe numrit të infektuarve me COVID-19

“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”, ka thënë Elezi për Telegrafin.

Ndryshe, të dielën (29 Nëntor), do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në dy komunat e Kosovës që tashmë janë në zonën me rrezikshmëri të lartë të përhapjes dhe infektimit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori