LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet shqiptare ne sytë e mediave ndërkombëtare

Zgjedhjet shqiptare ne sytë e mediave ndërkombëtare

​Shqipëria përgatitet për një situatë të tensionuar zgjedhore e mban një palë zgjedhje si asnjë tjetër që prej daljes nga komunizmi në 1990-tën, thotë BBC, duke treguar që në fillim të lajmit sesa të veçanta konsiderohen këto zgjedhje të shumë diskutuara lokale në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, vazhdon ajo, u angazhua fort në fushatën elektorale për lokalet e së dielës, edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë thuajse asnjë lloj opozite në kutinë e votimit.

Kjo, shpjegon gjiganti britanik i mediave, vjen si rezultat i opozitës qendrore në vend, e cila i ka bojkotuar këto zgjedhje. Por në pasqyrimin e BBC-së përmendet dhe thirrja e drejtuar militantëve opozitare për të ruajtur qetësinë e shmangur dhunën që ka shoqëruar disa prej protestave të saj, që paraprinë procesin zgjedhor, me thirrjet për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit e mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nuk lihet pa përmendur edhe momenti që i shtoi dramaticitetin situatës përpara votimit, vendimi i Presidentit Ilir Meta për ta shtyrë atë dhe përplasja me Kryeministrin që e hodhi poshtë zhdekretimin e tij, e nisi, siç thekson BBC, lëvizjet për të fajësuar kreun e shtetit, dikur aleat të vetin.

Çfarë ndodh të dielën, është pyetja e shtruar, se cilës i bën këtë shpjegim: votimi po ecën përpara, me kritikët që as nuk i etiketojnë si zgjedhje duke marrë parasysh mungesën e konkurrencës. Disa kryebashkiakë lokalë të opozitës kanë përdorur kompetencat e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike, siç janë shkollat, si vendvotime.

Mbështetësit e tyre janë përleshur me policinë dhe në disa raste i kanë vënë zjarrin fletëve e kutitë te votimit.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike më të madhe të opozitës, ka qenë nën presionin ndërkombëtar për të frenuar militantët, thekson BBC, duke nënvizuar sesi në prag të votimit, ai i kërkoi atyre të përmbahen nga dhuna. Rama, vazhdon media britanike, e ka tallur pa mëshirë atë dhe gruan e Presidentit që drejton një prej partive të opozitës.

“Associated Press” flet për një palë zgjedhje lokale që papritur morën një rëndësi mjaft më të madhe se zakonisht si test i demokracisë në vendin ish komunist që shpreson të çelë negociatat e anëtarësimit me BE-në. Shqipëria, thotë DW, përballet me situatë të paprecedentë! Dy data zgjedhjesh, heshtje zgjedhore si edhe mosbindje civile.

Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm, prandaj policia po angazhohet maksimalisht. Për Al Xhaziren, vendi ynë i është drejtuar një palë zgjedhjeve përçarëse, megjithatë për rezultatin e tyre nuk ka asnjë dyshim, thotë ajo: opozita do të humbasë pushtetin në të gjitha njësitë administrative që kontrollon aktualisht./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori