Përfaqësues politikë në Luginë e Preshevës, kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar për zgjedhjet nacionale në Serbi, duke thënë se për herë të parë shqiptarët janë në një platformë të unifikuar.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Pas votimit ai u ka bërë thirrje qyfterëve që të dalin dhe të votojnë.
Arifi tha se për herë të parë shqiptarët janë bashkuar në një listë, e që sipas tij, qëllimi është zgjidhja e problemeve të qytetarëve.
“Marrëveshje e cila ka për qëllim që të fillojmë nga sot e tutje një proces të ri, i cili mundohet hap pas hapi dhe dalë ngadalë me i zgjidh problemet tona. Sot shohim një lëvizje të qytetarëve në vendin tonë në Preshevë dhe shohim që qytetarët e Komunës së Preshevës po edhe të luginës në përgjithësi kanë parë këtë listë si një listë e cila unifikon dhe inkludon sesa përjashton. Kështu që në këtë drejtim sot nuk votohet një parti, as një kryetar, as një politikan, por sot votohet kombi me këtë listë të unifikuar dhe kjo është rëndësia e kësaj dite. Ne nuk pretendojmë dhe nuk kemi ambicie që kjo listë sot të fillojë të zgjidh problemet, por ne pretendojmë dy gjëra. E para, në unikatin e kësaj liste e cila është nëpërmjet unifikimit e cila ka ndodhur për herë të parë që 20 vite. E dyta, nëpërmjet asaj që nga sot e tutje fillon një proces i ri, një kapitull i ri me një spektër politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të bashkuar dhe me një qasje të fokusuar në problemet”, tha ai.
Ai ka ftuar qytetarët e Luginës së Preshevës që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
Bashkimi i shqiptarëve në një listë, Arifi tha se do të ndikojë që në Kuvendin e Serbisë të përfaqësohen më mirë interesat e shqiptarëve.
“Vitet e kaluara kemi pasur spektrin politik të përçarë, kemi pasur vetëm një deputet nga një parti politike, i cili më shumë i ka shërbyer pastaj sistemit sesa i ka shërbyer interesit të shqiptarëve. Me këtë rast ne po e ndryshojmë qasjen dhe po mundohemi me këtë qasje të re që po unifikojmë krejt shqiptarët, po mundohemi në numrin më të madh njëherë nëpërmjet kuantitetit me arritë në Beograd, me krijua pastaj në vazhdimësi kualitet”, tha ai.
Ardita Sinani, kryetare e Partisë së Veprimit Demokratik dega në Preshevë, ka votuar për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Preshevës që përmes votës së tyre të shprehin vullnetin e tyre.
“Procesi sot ka filluar mbarë, uroj të përfundojë edhe deri në fund ky proces ashtu siç është nisur. Unë ftoj të gjithë qytetarët të jenë në cilësinë e përgjegjshmërisë, të shprehin vullnetin e tyre me deklarimin e votës të tregojnë pjekuri dhe maturi politike… Për shkak të heshtjes zgjedhore duhet të jem pak më e konservuar, por unë uroj që të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të dalin sa më masovikisht për të shprehur vullnetin e tyre sot me votë”, tha ajo.
Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidatja për deputete nga kjo parti në listën Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar, Edita Asllani.
Pas votimit ajo tha se këto zgjedhje janë të veçanta për shkak se për herë të parë i gjithë spektri politik i Luginës është i bashkuar.
“Këto zgjedhje parlamentare kësaj radhe kanë një rëndësi dhe peshë të veçantë krahas me zgjedhjet tjera, për shkak se për herë të parë i gjithë spektri i Luginës është i unifikuar për të dal me një listë të përbashkët”, tha ajo.
Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati për deputet në listën Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar, Argjend Bajrami.
Ai pas votimit tha se lista e përbashkët është e përkrahur nga Shqipëria e Kosova, për çka ka ftuar qytetarët që ta mbështesin me votën e tyre.
“Janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, është për herë të parë në këtë shtet shqiptarët janë në një platformë të unifikuar politike. Platformë kjo e cila është vetëm një pikënisje dhe të vazhdojë në mënyrë sistematike për përmirësimin e gjendjes së qytetarëve të Luginës në këtë vend në mënyrë institucionale. Kjo listë, kjo platformë e përbashkët është fuqishmisht e përkrahur nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kështu që ky është një besim edhe më i fortë që qytetarët të dalin në mënyrë masive për ta mbështetur me votën e tyre”, tha ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës