LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet përfunduan, por vazhdon fushata zgjedhore në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Zgjedhjet përfunduan, por vazhdon fushata zgjedhore në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Kanë kaluar një javë që nga heshtja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, por në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ende po vazhdon publikimi i spoteve publicitare, ku promovohen kandidatë për asamble komunale nga subjekte të ndryshme politike.

Lidhur me këtë çështje, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një prononcim për KosovaPress ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur duhet të hiqen bilbordet apo hapësirat reklamuese, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas Deskut, nëse spotet publicitare kanë vazhduar të shfaqen edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore ajo përbën shkelje ligjore.


“Pas përfundimit të asaj se çka është e ndaluar apo është e lejuar diçka, ndonjë afat apo kufizim, atëherë nuk ka vlerë ai reklamim. Kjo nuk është zgjedhur edhe me ligj apo me u caktu një afat kur duhet të hiqen apo kur nuk duhet të hiqen si posterat si billbordat apo reklamimet. Mirëpo kjo e ka atë fuqinë e vetë qoftë pozitive, çoftë negative kur e ka afatin për heshtjen, në qoftë se shkelen rregullat, shkelen ligjet, atëherë është shkelja apo thyerje e heshtjes zgjedhore“, tha ai.

Ndërsa,  drejtori i Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, Ylber Çitaku, tha se ajo çka reklamojnë ekranet e vendosur në peronat e stacionit të autobusëve nuk është nën kompetencën e tyre, por me mirëmbajtjen e tyre merret një kompani private.

“Nuk është nën kompetencën e Stacionit të Autobusëve. Është një kompani private e cila i mirëmban ato”, tha ai.

Ai tutje shtoi se nuk ka informacione se këto spote publicitare që kanë pasur përmbajte politike a kanë qenë të publikuar edhe gjatë heshtjes zgjedhore apo jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori