LAJMI I FUNDIT:

Në Prokurorinë e Mitrovicës paraqiten dy raste lidhur me manipulime në procesin e votimit

Në Prokurorinë e Mitrovicës paraqiten dy raste lidhur me manipulime në procesin e votimit

Gjatë ditës së sotme ku po mbahen zgjedhjet parlamentare, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë paraqitur dy raste.

Në shkollën “Musa Hoti” në Frashër të Mitrovicës është raportuar se një qytetar, pas orës 15:00, gjatë votimit ka nënshkruar gabimisht tek një person tjetër në fletëvotim.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin menaxheri i kësaj qendre votimi, Niman Rushiti.


“Një person ka nënshkruar gabimisht tek një person tjetër. Kemi biseduar edhe me prokurorin”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë rast, prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha ka thënë se ky rast është konstatuar se është një gabim dhe është rregulluar me komision.

“Ky rast është konstatuar si gabim, është rregulluar me komision”, ka thënë Rexha.

Ndërsa, në shkollën “Fazli Grajçevci” në Shipol të Mitrovicës, një person dyshohet se po posedon fletushka të fotokopjuara dhe të zbrazëta, e i cili po udhëzon qytetarët se si të votojnë.

Rexha ka thënë se ky rast është nën hetime.

“Rasti është nën hetime”, ka thënë shkurtimisht ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori