LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA – Bernie Sanders dënon përpjekjet ruse për të ndihmuar fushatën e tij presidenciale

Zgjedhjet në SHBA – Bernie Sanders dënon përpjekjet ruse për të ndihmuar fushatën e tij presidenciale

Senatori amerikan Bernie Sanders ka paralajmëruar Rusinë të mos përzihet në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020, pasi dolën raporte që zyrtarët amerikanë kishin njoftuar kandidatin parësor Demokratik se Kremlini po përpiqet të ndihmojë fushatën e tij.

“Komuniteti i inteligjencës po na thotë se po ndërhyjnë në këtë fushatë, tani për tani. Dhe ajo që unë i them Putint, është që të mos ndërhyjë në zgjedhjet amerikane”, tha Sanders, duke folur me reporterët në Kaliforni, trasnmeton Telegrafi.


Senatori 78-vjeçar socialist demokrat nga Vermont konsiderohet kryesuesi i nominimit për presidentin nga demokratët.

Gazeta Washington Post të premten raportoi se zyrtarët amerikanë kishin njoftuar senatorin, si dhe presidentin Donald Trump dhe ligjvënësit amerikanë, për përpjekjet ruse për të ndihmuar në fushatat e vitit 2020 si të Sanders ashtu edhe të Trump.

Gazeta thoshte se nuk ishte e qartë se në cilën mënyrë Rusia ishte përpjekur të ndihmonte fushatat e tyre. Sipas një burimi të kongresit, zyrtarët e inteligjencës thanë që Rusia duket se po angazhohet në dezinformata dhe fushata propagandistike për të ndihmuar të dy politikanët, megjithëse hetimi është ende duke u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori