LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, hapen qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, hapen qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë hapur shtatë qendrat e votimit, ashtu siç edhe janë paraparë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri.

Në këto shtatë qendra të votimit22,055 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar.

Ndërsa, në katër komunat veriore janë gjithsej 40 qendra të votimit me 87 vendvotime, raporton Telegrafi.


Në Leposaviq të drejtë vote kanë 18,164 votues ku janë 18 qendra të votimit me 31 vendvotime, në Zveçan janë 9,229 votues me pesë qendra të votimit dhe 13 vendvotime, dhe në Zubin Potok janë 8,539 votues më 12 qendra të votimit dhe 16 vendvotime.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga tri subjekte politike, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionarë. Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues.

Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori