Zëvendëspresidenti, William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kenia.

Ai mundi ngushtë rivalen e tij, Raila Odinga, duke marrë 50.4 për qind të votave, raporton bbc.


Njoftimi u vonua shkaku i përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga anëtarët e fushatës së Odingas.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të shpallin rezultatet, duke thënë se ato ishin "të errëta".

maxresdefault 4

"Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë rreth rezultatit që do të shpallet për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme", tha Juliana Cherera, nënkryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve (IEBC).

"Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse... dhe përsëri u bëjmë thirrje kenianëve të ruajnë qetësinë. Ekziston një derë e hapur që njerëzit mund të shkojnë në gjykatë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë", tha ajo.

Zyrtarët e partisë së kandidatit Odinga më herët pretenduan se kishte "parregullsi" dhe "keqmenaxhim" në zgjedhje.

Kjo ishte hera e parë që Ruto, 55 vjeç, kishte kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me presidentin, Uhuru Kenyatta, i cili e mbështeti Odingan për ta pasuar atë. /Telegrafi/