LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Integrimi i të huajve është njëra ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Integrimi i të huajve është njëra ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram së bashku me drejtorin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, morën pjesë në shënimin e 70 vjetorit të Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe në ceremoninë përmbyllëse të Klinikës Ligjore “Mbrojtja ndërkombëtare- Ligji për Refugjatë”.

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e bashkëpunimit në mes të UNHCR-it dhe institucioneve të Kosovës si dhe rëndësia e mbështetjes gjatë procesit për mbrojtjen e refugjatëve.


“Integrimi i të huajve është njëra ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Prandaj, është e rëndësishme edhe integrimi i plotë i tyre në jetën ekonomike e sociale të Kosovës, duke ia mundësuar gjithnjë azilkërkuesve dhe refugjatëve një trajtim me dinjitet dhe të drejtë”, theksoi zëvendësministri Bayram thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim të ngushtë midis UNHCR, Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Programit për të Drejtat Civile në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori