LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Jashtëm për Samitin e Berlinit: Serbia edhe në vitin 1999 tha nuk mposhtemi (Video)

Zëvendësministri i Jashtëm për Samitin e Berlinit: Serbia edhe në vitin 1999 tha nuk mposhtemi (Video)

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, nga AAK, në RTV Dukagjini ka thënë se Samiti i Berlinit është lajm i mirë për Kosovën.

Berisha, ka thënë se Kosovës i është kërkuar që të ketë më shumë kujdes në trajtimin e minoriteteve sidomos atij serb, por ka përjashtuar mundësinë e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.


Ai ka thënë se ekonomia e Ballkanit në të ardhmen do të varet nga Gjermania dhe vendet gjermano folëse.

Zëvendësministri i Jashtëm, ka thënë se Serbia nuk mund të ketë më shumë llogari të lidhet me Rusinë e të ia kthejë shpinën Bashkimit Evropian.

Rama nga Berlini: Përmendja e fjalës “gjenocid” nga ana e zyrtarëve të Kosovës, ka shkaktuar tensionin te Vuçiqi (Video)
Lexo po ashtu Rama nga Berlini: Përmendja e fjalës “gjenocid” nga ana e zyrtarëve të Kosovës, ka shkaktuar tensionin te Vuçiqi (Video)

“Serbia pa kufi nuk mund të vazhdojë me obstruksione. Këto obstruksione kanë sjellë edhe takimin e sotshëm në Berlin. Jam optimist se Gjermania e Franca do t’i shtyjnë para proceset. Serbia ka thënë edhe në vitin 1999 nuk mposhtemi, por ndodhi e kundërta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu: Situata në Berlin është duke shkuar “llugë” (Video)
Lexo po ashtu Haxhiu: Situata në Berlin është duke shkuar “llugë” (Video)

Berisha ka thënë ndër të tjera se nuk mund të injorohet rëndësia që ka njohja e pesë vendeve të BE-së, dhe sipas tij njohja e pesëshes është më e rëndësishme se anëtarësimi në disa organizata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori