LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Financave thotë se Kuvendi dhe Presidenca kanë ndarë nga 600 euro shtesë në paga për festat e fundvitit

Zëvendësministri i Financave thotë se Kuvendi dhe Presidenca kanë ndarë nga 600 euro shtesë në paga për festat e fundvitit
Foto: Ridvan Slivova

Në kohën kur shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës si pasojë e pandemisë dhe kur përflitej se mund të ulen pagat në sektorin publik, dy institucionet më të larta të shtetit janë treguar dorëlirë dhe nga arka e shtetit kanë shpërblyer zyrtarët me nga 500-600 euro shtesë krahas shtesave të rregullta që marrin në pagat bazë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, sipas tij në Kuvend dhe Presidencë të Kosovës po bëhet “lulëzim ekonomik”, transmeton Telegrafi.


“Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa të fundvitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Krasniqi ka ironizuar me ndarjen e këtyre shtesave, duke pyetur nëse do të ndahen para edhe për sektorin privat.

“A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro”, vijon reagimi i tij.

Theksojmë se gjatë vitit 2020 shumë biznese janë përballur me humbje të mëdha financiare, ku për pasojë shumë punëtor kanë humbur punën. Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë ekonominë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori