Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth shkeljeve që ka evidentuar Ministria Drejtësisë lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Sallahu ka thënë se ky aktivitet kriminal është tejet i dëmshëm dhe se bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme.
“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu, shkruan Telegrafi.
Ai ka shtuar se një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe përftimin material për interesa vetanake.
“Akterët e përfshirë në këto veprime grabitqare të buxhetit të shtetit kanë lidhur kontratën e cila jep në shfrytëzim pronën e MD dhe SHKK për një kompani private, dhe në këmbim është marrë çmim banal, prej 2100 euro në muaj në lokacionin ku vetëm 1 ari sipas vlerë së tregut kushton nga 50-100 mijë euro. I është dhënë e drejta qiramarrësit që të demolojë hotelin Vicianum dhe objektet përreth që kanë shërbyer për rehabilitim të burgosurve me dënime të lehta”, tha Sallahu.
Zëvendësministri theksoi se këtu kemi të bëjmë me ndërmarrje të përbashkët kriminale për interesa vetanake.
“Aty ku ka krim nuk mund të ketë përparim. Kryerësit e krimit duhet të goditën fuqishëm me forcën e ligjit. Kemi kurdisje ekonomike për interesa të ngushta të personave që kanë udhëhequr dhe udhëheqin me institucione shtetërore”, u shpreh Sallahu.
Sallahu më tej përmendi tri çështjet tjera që sipas tij janë paraparë përfitime më të mëdha e më të gjëra.
“Në kontratën e kompanisë private “Erisi dhe Selimi” të Nehat Thaçit është përfshirë edhe mundësia që një pjesë e pronës t’i jepet në shfrytëzim edhe Komunës së Vushtrrisë ku praktikisht kompania shërben si urë lidhëse ose seksesere e bartjes së pronës ashtu që të mbushen edhe më thellë xhepat e këtyre personave që me taksat e qytetarëve dhe prona të shtetit të bëjnë biznes”, ka thënë Sallahu.
Ai ka theksuar se auditori ka gjetur parregullsi edhe nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në mes Nehat Thaçit dhe OJQ “Help”, shkruan Telegrafi.
“Në atë marrëveshje SHKK i ka ndarë 42 mijë euro për organizatën që nuk ka lidhur asnjë kontratë me persona të tjerë për të realizua kontratën me SHKK.
Përveç kësaj marrëveshje nënshkruhet nga ministri, por ajo marrëveshje jashtëligjshëm është lodhur dhe zbatuar nënshkrimin e tij, e kjo është bërë vetëm nga z. Thaçi dhe lë shumë dyshime për keqpërdorime financiare”, u shpreh Sallahu.
Zëvendësministri theksoi se çështja e tretë ka të bëjë me një kontratë për riparim të gjeneratorëve në Burgun e Sigurisë së Lartë.
“Çështja e tretë ka të bëjë me ekzekutimin e kontratës me një kompani për riparimin e gjeneratorëve në Burgun e Sigurisë së Lartë. Nga SHKK 1 litër vaj është blerë 15 euro, ndërsa sipas çmimit të tregut ai kushtonte përgjysmë më lirë. Një pajisje e këtyre gjeneratorëve është blerë vetëm 1 euro kurse në një treg kushton mbi 1 mijë euro”, u shpreh Sallahu.
Zëvendësministri theksoi se kanë ndërmarrë procedurat disiplinore për shkarkimin e Nehat Thaçit.
“I bëjmë thirrje operatorit privat që është regjistruar pas afatit që të ndalë punimet në pronën publike, e cila është pronë e Ministrisë së Drejtësisë”, tha Sallahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025