Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, njoftoi për takimin e planifikuar të zv/ministrave të Mbrojtjes të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës më 5 maj në Stamboll, në lidhje me marrëveshjen për transportin e grurit.
Në korrik të vitit të kaluar, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për vazhdimin e eksporteve të grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi që u pezulluan pas fillimit të luftës në shkurt 2022.
Gjithashtu në Stamboll u ngrit Qendra e Përbashkët Koordinuese, e cila do të mbikëqyr dërgesat nga përfaqësuesit e tre vendeve dhe OKB-së.
Akar po i përgjigjej pyetjeve në lidhje me “korridorin e grurit” të hapur me përpjekjet e Turqisë për të eliminuar rrezikun e krizës ushqimore për shkak të luftës ruso-ukrainase.
Marrëveshja u zgjat me iniciativën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa Akar tha se ai pati një takim dypalësh me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu në margjinat e takimit të mbajtur në Moskë me ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Rusisë, Sirisë dhe Iranit dhe krerët e shërbimeve të inteligjencës.
Ai rikujtoi se më 18 prill në Kayseri u takua me ministrin ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.
“Diskutuam edhe për nismën e grurit. Në këtë kontekst, si rezultat i pranimit të propozimit tonë nga të dyja palët, është planifikuar që të premten në Stamboll të takohen zv/ministrat e Mbrojtjes të Türkiyes, Ukrainës dhe Rusisë. Në takim do të diskutohen disa çështje, veçanërisht iniciativat e grurit”, tha Akar.
Ai tha se shpreson që marrëveshja do të vazhdojë pa pengesa.
“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për vendet që kanë nevojë, si dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ne dëshirojmë ta zgjerojmë këtë nismë pa asnjë problem”, shtoi Akar. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFinlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja
Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh