LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri turk: Sulmuesi në Stamboll është Ujgur

Zëvendëskryeministri turk: Sulmuesi në Stamboll është Ujgur

Zëvendëskryeministri turk Vejsi Kajnak, ka deklaruar sot se sulmuesi në Stamboll që la të vrarë 39 persona në klubin e natës “Reina”, sipas gjitha gjasave është Ujgur, pjesëtarë i komunitetit mysliman në pjesën veriperëndimore të Kinës.

“Turqia ka arritur të lokalizoj lidhjet e tij të mundshme”, ka thënë Kajnak gjatë një interviste dhënë televizionit “A Haber”, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu shtoi se nuk e përjashton mundësinë se sulmuesi ka ikur nga Turqia, por është i bindur se operacionet policore që po zhvillohen në gjithë territorin e Turqisë do të sjellin rezultate.

Sipas tij, sulmuesit ka vepruar i vetëm, por ekziston mundësia se dikush tjetër mund ta ketë ndihmuar. /Telegrafi/