LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Të ardhurat nga buxheti duhet të jenë të njëjta për të gjitha universitetet publike

Zeqiri: Të ardhurat nga buxheti duhet të jenë të njëjta për të gjitha universitetet publike

Të ardhurat personale në arsimin e lartë për të gjitha universitetet publike të financuara nga shteti duhet të jenë të barabarta dhe të ndahen në bazë të kritereve të njëjta.

Nuk është e drejtë që kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, gjegjësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, profesor Angel Ristov të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale me USHQM ku rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve dhe punëdhënësit, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, të cilat rrjedhin nga marrëdhënia e punës, për përmirësimin e gjendjes materiale të personelit mësimdhënës dhe jo mësimdhënës në USHQM.


Me këtë dokument shteti u zotua se në vitin 2024 dhe 2025 do të ketë rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve në universitet, gjë që do të kontribuojë në një zhvillim më të mirë të shkencës dhe arsimit të lartë, e gjithë kjo në interes të studentëve dhe shtetit.

Parashtrohet pyetja se çka ndodhë me pesë universitetet tjera publike ndër të cilat bënë pjesë edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup i cili i ka pagat më të ulëta se të gjitha universitetet tjera publike në vend.

Ne si universitet nuk jemi kundër marrëveshjes që ka nënshkruar kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi por kërkojmë që të gjithë universitetet publike të përfshihen në marrëveshjen e njëjtë.

Gjithashtu kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të rregullon çështjen e financimit në Arsimin e lartë. Është urgjente që në Arsimin e lartë të ndërmerren reforma në çështjen e financimit të universiteteve. Nuk është në rregull paratë për financimin e universiteteve publike nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndahen sipas Marrëveshjes për vetëqeverisje lokale të vitit 1988, pa rregulla, pa kritere dhe pa standarde.

Me qëllim ose pa qëllim nuk është në funksion Komisionin për financimin e arsimit të lartë që të mund ta ndalojë këtë laramani dhe padrejtësi që bëhet gjatë shpërndarjes së mjeteve nga Buxheti i RMV për universitetet publike.

Nga dita në ditë paratë nga Buxheti i RMV-së për financimin e Arsimit të lartë shkojnë duke u zvogëluar por në të njëjtën kohë zvogëlohen edhe mjetet nga vetëfinancimi.

Në shtojcë ju paraqesim analizën nga viti 2012 deri në vitin 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori