Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, ka emëruar Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqinën.
Kiqina për emërimin e tij, në këtë pozitë i ka njoftuar edhe kolegët e tij, në Telekomin e Kosovës.
Ai e ka nisur punën në PTK në vitin 2009, në filialin e Drenasit. Fillimisht kishte pozitë të ulët, ndërsa më vonë ishte bërë udhëheqës i Postës në këtë filial. Pas përfundimit të mandatit të kryeshefit, Agron Mustafa ai është emëruar si këshilltar i përgjithshëm i Drejtorit Gjeneral, Nuredin Krasniqit, shkruan Telegrafi.
Zeqir Kiqina është kryetar i Degës së AAK-së, në Drenas, kjo konfirmohet edhe në ube faqe e AAK-së.
Njoftimi i plotë i U.D i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të cilin e ka siguruar Telegrafi.
Të nderuar kolege dhe kolegë,
Ju njoftoj se, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur, më 10 prill 2018, ka vendosur për emërimin tim në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Bordin e Drejtorëve për besimin e dhënë, dhe t’i siguroj të gjithë punonjësit e Telekomit të Kosovës, se do të vazhdoj punën dhe angazhimin tim për tejkalimin e gjendjes ekzistuese dhe rikthimin e fuqishëm të Telekomit të Kosovës në pozitën udhëheqëse, në sektorin e telekomunikacionit në vendin tonë.
Unë gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për punën tuaj të deritanishme, duke e vlerësuar kontributin dhe angazhimin e secilit prej jush, dhe njëkohësisht ju inkurajoj që të punojmë së bashku me përkushtimin më të madh, për ta rikthyer dhe rritur pjesën tonë të tregut të telekomunikacionit.
Me respekt,
Zeqir Kiqina
U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv
Telekomi i Kosovës Sh.A. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit