LAJMI I FUNDIT:

Zemra dhe pushimi vjetor

Zemra dhe pushimi vjetor

Katër në pesë persona gjatë pushimeve vjetore merren me aktivitete të cilat shtojnë rrezikun për infarkt.

Studimet amerikane të realizuara kohë më parë në afro 2500 persona, tregojnë se infarkti është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve derisa njerëzit janë në pushime.

Dhe hulumtuesit e shpjegojnë këtë si pasojë të dëshirës së njerëzve për t’u marrë me sa më shumë aktivitete brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Në hulumtim është vërtetuar se 53 për qind të njerëzve në pushim vjetor janë të ekspozuar ndaj stresit, 34 për qind hanë së tepërmi, 36 për qind pinë shumë pije alkoolike, ndërsa 59 për qind të cilët normalisht janë joaktivë gjatë pushimeve e teprojnë me aktivitet.


Rezultatet e studimit po ashtu kanë treguar se infarkti ishte shkaktari më i madh i vdekjeve në pushime, veçanërisht te personat të cilët udhëtojnë me automobil ose që bëjnë kamping.

Rreziku i vdekjes gjatë pushimit rritet edhe për faktin se shumë njerëz gjatë kohës ës pushimit harrojnë të përdorin barnat e përshkruara./Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori