LAJMI I FUNDIT:

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

Një turist i pakujdesshëm ka shkaktuar zemërim në Itali pasi dëmtoi një pikturë të shekullit të 18-të, ndërsa përpiqej të bënte një selfie.

Fajtori i paidentifikuar po shijonte një vizitë në Galerinë Uffizi në Firence, kur dita e tij mori një kthesë për keq, transmeton Telegrafi.

Burri vendosi të përpiqej të bënte një fotografi të vetes duke imituar pozën e Ferdinando de’ Medici, Princit të Madh të Toskanës, në një portret nga Anton Domenico Gabbiani.


Por ideja e shkëlqyer e vizitorit shpejt u shndërrua në një gabim të sikletshëm, kur humbi ekuilibrin, transmeton Telegrafi.

Burri u pengua prapa, duke rënë mbi portret dhe duke lënë një vrimë në nivelin e çizmes së djathtë të princit.

Stafi i muzeut e identifikoi shpejt burrin dhe e denoncoi atë në polici për shkaktimin e dëmit.

Piktura u hoq për riparim, me ekspertët që arritën në përfundimin se dëmi ishte relativisht i vogël.

Incidenti ndodhi të shtunën në dhomat e katit përdhes ku pritej ekspozita Firence dhe Evropa: Artet e Shekullit të 18-të në Uffizi, e para nën drejtimin e drejtorit të ri të galerisë, Simone Verde.

Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e muzeut tha se turisti kishte hipur në një platformë të ulët, që synonte t’i mbante vizitorët në një distancë të përshtatshme nga pikturat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke shikim si të shqiponjës nëse mund të dallosh një numër midis shkronjave O

Ke shikim si të shqiponjës nëse mund të dallosh një numër midis shkronjave O

Interesante
Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Interesante
Mesazhi në një shishe lundron nga Kanadaja në Irlandë pas 13 vitesh

Mesazhi në një shishe lundron nga Kanadaja në Irlandë pas 13 vitesh

Interesante
Ura me kthesë interesante – revolucioni i ri në inxhinieri apo thjesht rruga drejt ferrit?

Ura me kthesë interesante – revolucioni i ri në inxhinieri apo thjesht rruga drejt ferrit?

Fun
Britanikja e varur nga rrezitja, përdor solarium katër herë në javë – shkuarja e shpeshtë i shkaktoi shenja shqetësuese në trupin nga rrezet ultra vjollcë

Britanikja e varur nga rrezitja, përdor solarium katër herë në javë – shkuarja e shpeshtë i shkaktoi shenja shqetësuese në trupin nga rrezet ultra vjollcë

Interesante
Vajza (12) dhe djali (13) bëhen prindër

Vajza (12) dhe djali (13) bëhen prindër

Fun
Kalo në kategori