LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Të vazhdojmë me kujdes, pandemia nuk ka përfunduar

Zemaj: Të vazhdojmë me kujdes, pandemia nuk ka përfunduar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha sot se pandemia Covid-19 nuk ka përfunduar, ndërsa kujdesi i qytetarëve është i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e mëtejme të infeksionit.

Reklama

Ai deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Komunës së Vushtrrisë si dhe Shtabit emergjent komunal për menaxhimin e pandemisë, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, kryeinspektori shëndetësor (u.d.) Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK-së, Ibrahim Tërshnjaku.

Zemaj u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKShPK-së.

“Sot kemi ardhur këtu që ta përcjellim një mesazh. Dhe mesazhi është se pandemia nuk ka përfunduar”, tha Ministri Zemaj.

Ai tha se “jemi bashkë me njerëzit kompetentë të cilët i quajmë luftëtarët kryesorë të luftimit të pandemisë të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre ua kanë mundësuar qytetarëve të Vushtrrisë ta kalojnë pandeminë dhe t’u kthehen ditëve normale”, derisa rikujtoi se “Vushtrria është e njohur për menaxhim efikas, por infektimet kanë vazhduar”.

“Moskujdesi dhe mosrespektimi i rekomandimeve IKSHPK-së mund të na sjellin në regres. Mos ta humbasim sakrificën e të gjithë punonjësve të shëndetësisë”, porositi ministri Zemaj.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se po përballen me një situatë më të rënduar sa ai përket numrit të të prekurve me Coronavirus.

Po sipas tij, janë testuar mbi 500 qytetarë dhe qëndrojnë në vendin e parë për teste të kryera.

“Qëllimi ynë ka qenë mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duke u ofruar mbështetje të vazhdueshme. Me Ministrin biseduam për masat që ka ndërmarrë Komuna e Vushtrrisë. U dakorduam që të plotësohet edhe stafi”.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se situata është nën kontroll.

Por, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

“Shtabi Emergjent i komunës së Vushtrrisë ka bërë një punë të jashtëzakonshme me qëllim që vatrat të mos shpërthejnë. Rastet që janë në Vushtrri janë raste kontakti dhe raste të izoluara dhe do të bëjmë të pamundurën që këto raste të shërohen dhe të gjitha vatrat të mbulohen që të festojmë së bashku përfundimin e pandemisë”, tha profesor Ramadani.​


Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Lugina
Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Lajme
Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Lajme
Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Lajme
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Lajme
Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Lajme
Kalo në kategori