LAJMI I FUNDIT:

Zemaj takoi përfaqësuesit e protestuesve në krye me Labinot Tahirin dhe Afrim Muçiqin

Zemaj takoi përfaqësuesit e protestuesve në krye me Labinot Tahirin dhe Afrim Muçiqin

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës, e cila ka bashkuar artistë dhe pronarë të restoranteve.

Pas kësaj proteste, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e kësaj proteste, Afrim Muçiqin, Labinot Tahiri e të tjerë, transmeton Telegrafi.


Ministri Zemaj, ka thënë se në takim është diskutuar për kërkesat e tyre dhe që së bashku do të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKSHPK.

“Në zyrën time e prita grupin protestuesve që kishin dalë të protestonin në sheshin ‘Nënë Tereza’ përballë qeverisë së Kosovës, ku i takova e pastaj i ftova për vizitë zyrën time.  Këtë grup të protestuesve e përbënin këngëtarët, Afrim Muçiqi e Labinot Tahiri – Labi, përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, gastronomisë, dekoreve dhe të bizneseve që lidhen me organizimin e dasmave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se është kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset.

“Deklarova se jam kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe se s’do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme. Sikurse jam i gatshëm që 24 orë në ditë të mbajë derën e hapur për përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, që këta të shohin angazhimet maksimale që po bën ministria në luftën kundër covid-19’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori