LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Qeveria Haradinaj në koalicion me Veselin e Thaçin, mban rekordin për mosluftimin e krimit dhe korrupsionit

Zemaj: Qeveria Haradinaj në koalicion me Veselin e Thaçin, mban rekordin për mosluftimin e krimit dhe korrupsionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se edhe pas një dekade nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë vazhdon të mbetet problem luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zemaj para deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dhe mbeten kërcënim për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Lufta kundër korrupsionit ndaj profilit të lartë dhe konfiskimi efektiv i pasurisë së pashpjegueshme mbetet akoma kriter i pa përmbushur me prioritet të lartë. Kosova vazhdon të demonstrojë rezultate të dobëta në luftën kundër korrupsionit, në veçanti në rastet që ndërlidhen me profilin e lartë”, u shpreh Zemaj.


Ai shtoi se luftimi i korrupsionit në Kosovë mbetet një prej detyrave kryesore të institucioneve përkatëse.

Zemaj fajtor për këtë gjendje ka bërë Qeverinë Haradinaj, duke theksuar se kjo qeveri mbanë rekord të zi në këtë drejtim.

“Qeveria Haradinaj në koalicion me Kadrin dhe Hashimin mbanë rekord te zi duke marrë parasysh se ka numrin më të madh të njerëzve më të kaluar kriminale dhe me aktakuza nga prokuroria speciale”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori