LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj premton mbështetje për luftimin e COVID-19 në Bujanovc

​Zemaj premton mbështetje për luftimin e COVID-19 në Bujanovc

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po vazhdon takimet në komunën e Bujanovcit. Ai së bashku me drejtorin e IKShP-së ka takuar kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifi.

Zemaj tha se me Arifin biesduan për situatën me pandeminë, përderisa theksoi se  prezenca e qeverisë në luginë duhet të jetë siguri për qytetarët.


Ministri më tej premtoi se Qeveria dhe MSh-ja do t’i përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti COVID, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.

Kryetari i komunës së Bujanovcit, tha se është hera e parë qe vizitohen nga një ministër i Shëndetësisë.

“Ministri na premtoi që në kuadër të ndihmës ka shprehur dëshirën të na ndihmojë edhe në mjetet për luftimin e Covid-19. Është një brengë edhe këtu, edhe në Kosovë. Tani për tani nuk kemi mjete të tjera përveç se të vetëdijesohemi”, tha ai.

Postimi i plotë i Zemajt:

Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave.

Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19.
Pas pak takime me autoritetet lokale në Preshevë.
Bashkë për shëndetin e njëri- tjetrit! /Telegrafi/