Zemaj: Po e bëjmë gati Spitalin për COVID-19 me 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për çdo skenar.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar as Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati Spitalin për COVID-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.
Postimi i plotë i Zemajt:"Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë. Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë në gjysmën e muajit mars, numri total i rasteve pozitive është 15,002 raste nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 614 persona. /Telegrafi/

















































