Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë marrë masa të tjera për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, të cilat pritet të votohen në Qeverinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi se masat e reja duhet të zbatohen strikt dhe duhet veprime urgjente në masa më të ashpra.
“Mbledhja e sotme e Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, ishte e karakterit informues dhe efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë. Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit. Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra. Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online. Masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to”, shkroi Zemaj.
Ndryshe, masa të reja janë paralajmëruar edhe më herët gjatë ditës.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, është propozuar që komunat të ndahen në tri grupe varësisht numrit të personave të infektuar.
“Po kanë me u vendos masa të reja nga sot, i kemi ndarë në tri grupe, është e gjelbra, e verdha dhe e kuqja varësisht numrit të të infektuarve”, tha ai.
Ndërkohë, Telegrafi mëson se në grupin e gjelbër do të hyjnë komunat që brenda jave kanë deri në 75 raste, në grupin e verdhë do të hyjnë komunat që kanë nga 76 deri 149 kurse në grupin e kuq do të hyjnë komunat që brenda jave kanë më shumë se 150 raste.
Këto masa që do të jenë për një periudhë njëjavore dhe hyjnë në fuqi nga dita e martë.
Zona e kuqe – rrezik i lartë
Në komunat me rrezik të lartë të infeksionit me mbi 150 persona të infektuar në 100.000 do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve.
Hyrja do t’ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë.
Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.
Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”.
Po ashtu do të ndalohet edhe veprimtaria e qendrave tregtare.
Ndërkaq, institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial.
Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.
Zona e verdhë – rrezik mesatar
Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 18:00.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi-dërgesë”.
Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 06:00 deri në ora 18:00.
Transporti publik në këto komuna lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e sëmundjes COVID-19;
Zona e gjelbër – rrezik i ulët
Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë.
Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 19:00. Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve. Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 19. Duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e sëmundjes COVID-19.
Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 19:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar të hënën një takim me kryetarët e komunave, me të cilët diskutoi për hapat që duhen ndërmarrë për frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Pas takimit virtual me kryetarët e komunave,Zemaj theksoi se do të vazhdojnë me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.
“Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm”, ka pohuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës