LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nis një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nis një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbajtën një konferencë për shtyp në “Banski Dvori” para darkës së punës, ku do të marrin pjesë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Maltës, Robert Abela dhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Plenkoviq komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se Rusia planifikon të provokojë një luftë të re në Ballkan mes dyja vendeve, raporton index.hr.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nis luftën me një shtet tjetër”, tha lideri ukrainas.


Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin
Lexo po ashtu Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin

Ndërkohë, Plenkoviq deklaroi se “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.

“Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë është të bëjë përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore dhe ne jemi përkrahës të zgjerimit me fqinjët tanë. Kjo garanton paqe, siguri, stabilitet dhe marrëdhënie më të mira të ndërsjella”, tha kreu i qeverisë së Kroacisë.

“Rusia po përgatit luftë në Ballkan” – paralajmërimi i Zelenskyt nxit reagime në platformën “X”, bëhet thirrje për vigjilencë
Lexo po ashtu “Rusia po përgatit luftë në Ballkan” – paralajmërimi i Zelenskyt nxit reagime në platformën “X”, bëhet thirrje për vigjilencë

Ai deklaroi se nuk e dinte se cilave vende i referohej presidenti ukrainas dhe për këtë arsye theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të siguruar paqen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori