LAJMI I FUNDIT:

Zelensky ka një thirrje për pilotët rusë – pas rrëzimit të pesë aeroplanëve luftarakë të Putinit brenda një jave

Zelensky ka një thirrje për pilotët rusë – pas rrëzimit të pesë aeroplanëve luftarakë të Putinit brenda një jave

Pasi pesë aeroplanë luftarakë rusë u rrëzuan brenda një jave, presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje pilotëve rusë që të zgjidhnin vetë nëse do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në luftë kundër Ukrainës ose jo.

“Në prag të Krishtlindjeve, ushtarët tanë rrëzuan pothuajse 30 drone Shahed, disa raketa dhe aeropanë të tjerë ushtarakë rusë në një mbrëmje. Në total, ne rrëzuam pesë aeroplanë luftarakë Sukhoi në javën para Krishtlindjes. Kjo është shumë mbresëlënëse”, ka thënë Zelensky, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Të gjithë ata që japin një rezultat të tillë në Forcën tonë Ajrore, të gjithë gjuajtësit tanë kundërajror, ushtarët e grupeve të lëvizshme të zjarrit dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të Forcave Tokësore: punë e madhe. Faleminderit” ka shtuar ai.

E pranoi edhe Kremlini - momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime
Lexo po ashtu E pranoi edhe Kremlini - momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

Andaj, ka shtuar Zelensky “çdo pilot rus duhet të bëjë një zgjedhje të qartë nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në këtë luftë”.

“Mbrojtja jonë ajrore vetëm sa do të forcohet. Sidomos kur marrim sistemet shtesë dhe aeroplanët F-16″.

Ndryshe kujtojnë mediat, mbrojtësit ukrainas rrëzuan tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 në frontin jugor më 22 dhjetor.

Ndërsa në prag të Krishtlindjeve, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kishin rrëzuar një aeroplan luftarak rus Su-34 në frontin e Mariupolit dhe një aeroplan luftarak Su-30 në Detin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori