LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re nuk do të rihapë kufijtë e saj deri të paktën në fund të këtij viti

Zelanda e Re nuk do të rihapë kufijtë e saj deri të paktën në fund të këtij viti

Kufijtë e Zelandës së Re do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vitit në një përpjekje për të mbajtur jashtë Covid-19.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se qeveria synon t’i përmbahet këshillave të ekspertëve dhe të mbajë një strategji eliminimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vendi ka qenë një nga më të suksesshmit në botë në kontrollin e shpërthimit të pandemisë, pasi ka regjistruar vetëm 26 vdekje në mesin e popullatës prej gati pesë milionë që kur filloi pandemia.


Kjo është arritur pjesërisht duke mbyllur kufijtë për këdo që nuk është banor i këtij vendi.

Ardern tha se kufijtë nuk do të rihapen derisa të ketë përfunduar vaksinimi në fund të këtij viti.

Kryeministri ka thënë se vendi do të fillonte të linte udhëtarët në një bazë të menaxhuar me kujdes që nga fillimi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori